“I ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift”, këngëtarja reagon ashpër ndaj Netflix

schedule10:00 - 3 Mars, 2021

schedule 10:00 - 3 Mars, 2021

Taylor Swift ka reaguar e revoltuar ndaj filmit të Netflix, “Ginny dhe Georgia” pas një shakaje të cilën e ka cilësuar si seksiste. Në një skenë, personazhi kryesor Ginny Miller i drejtohet nënës së saj Georgias, duke i thënë: “Ti i ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift.”.

Skena ka shkaktuar revoltë tek fansat e Swift, të cilët kanë kërkuar bojkotimin e serialit. Lidhur me këtë ka reaguar vetë këngëtarja amerikane përmes një statusi ironik. Ndërkohë, as Netflix apo stafi i serialit nuk i është përgjigjur reagimit të saj.

“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur. Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.”  shkroi Taylor. /abcnews.al