Një delegacion iranian pritet që të shkojë në Arabinë Saudite deri të premten për të filluar procesin e rihapjes së misioneve diplomatike të Teheranit.
Mediat e huaja shkruajnë se ky lajm vjen menjëherë pas mbërritjes në Teheran të një delegacioni diplomatik të Riadit për të njëjtën arsye, dy ditë pas takimit historik në Pekin mes ministrave të jashtëm të dy vendeve.
Ndërkaq në Pekin, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe homologu i tij saudit Faisal bin Farhan dhanë garanci se të dy palët janë të përkushtuara për të vazhduar punën e afrimit, më pak se një muaj pas marrëveshjes surprizë të sponsorizuar nga Kina për normalizimin e marrëdhëniet e tyre.
Ndërkaq sunite dhe Irani shiit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 2016 pasi misionet diplomatike saudite në Teheran dhe Mashhad u sulmuan nga protestuesit e Republikës Islamike dhe më pas Riadi ekzekutoi një klerik të shquar shiit.
Marrëveshja e Pekinit midis Riadit dhe Teheranit do të lejojë rihapjen e ambasadave të dy vendeve deri në mes të majit dhe zbatimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë të nënshkruara 20 vjet më parë./abcnews.al