I mundi Everton, Lampard: Mendy ia fal gabimin. Titulli? Qesharake të flasim tani

schedule11:16 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 11:16 - 13 Dhjetor, 2020

Chelsea pësoi humbjen e parë mbrëmjen e djeshme që nga 20 shtator, pasi të besuarit e Frank Lampard u dorëzuan 1-0 në transfertën e Everton. Tekniku anglez pranon humbjen dhe e thekson se ata nuk ishin në formën e tyre më të mirë. Ai u pyet edhe për garën e titullit kampion, por ish-mesfushori i cilësoi këto diskutime si qesharake.

“Na pret një sezon i gjatë. Nëse dëgjoni njerëzit që flasin për ne duke thënë se kemi skuadrën më të mirë apo do të fitojmë kampionatin, janë diskutime qesharake. Kur flitet për skuadrat e mira, duhet të shikoni ato që kanë fituar në dy, tre apo katër vitet e fundit. Ata kanë sulmues që shënojnë 30 gola në sezon dhe kanë në gjirin e tyre lojtarë të kalibrit të lartë. Ne kemi disa, por ata janë të rinj dhe si skuadër nuk jemi atje ku duhet ende”, deklaron anglezi.

 

“Kundër Everton nuk ishim në formë tonë më të mirë. 20 minutat e para ishin kryesore. Kur je duke humbur 1-0, plani i lojës absolutisht bëhet më i vështirë. Ata luajtën shumë mirë dhe përpjekjet tona nuk mjaftuan. Ishte një provë e madhe dhe ne nuk e kaluam testin, por do ta bëjmë në të ardhmen. Gabimi i Mendy? Ai ka qenë fantastik që nga dita kur ka ardhur, kështu që unë do ta pranoj këtë që bëri”, përfundon Lampard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!