I motivuar nga paratë? Pse ish-kancelari gjerman vazhdon të mbështesë Rusinë

schedule08:52 - 27 Prill, 2022

schedule 08:52 - 27 Prill, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, disa ish-krerë të qeverisë europiane nxituan të “fshinin” bizneset që kishin në vend. Esko Aho, Christian Kern dhe Matteo Renzi, respektivisht udhëheqës të dikurshëm të Finlandës, Austrisë dhe Italisë, hoqën dorë nga rolet kryesore në bordet e firmave të mëdha ruse.

Por jo Gerhard Schröder. Ish-kancelari i Gjermanisë vazhdon të jetë në krye të bordit mbikëqyrës të Rosneft, kompania gjigante ruse e naftës. Ai është emëruar për t’iu bashkuar bordit të Gazprom.

Që nga viti 2016 ai ka qenë kryetar i Nord Stream 2, një tubacion gazi prej 11 miliardë dollarësh që do të dyfishonte rrjedhën e gazit midis Rusisë dhe Gjermanisë.

Pse lideri dikur i respektuar nga shumica mbështet Rusinë?

Schröder, një politikan nga Partia Social Demokratike (SPD), udhëhoqi Gjermaninë midis 1998 dhe 2005. Ai ndihmoi shumë në fuqizimin e vendit. Një paketë reformash të zbatuara në fillim të viteve 2000 e shndërruan Gjermaninë nga “i vendi më dobët i Europës” në motorin më të madh ekonomik.

Ai miratoi ligjet që më parë kishin kufizuar shtetësinë kryesisht për gjermanët. Dhe refuzimi i tij për t’iu bashkuar luftës së Amerikës në Irak u vërtetua.  Schonder ishte gjithashtu një avokat i zëshëm i Ostpolitik, një parti shumë e ngjashme me bllokun lindor, duke përfshirë Bashkimin Sovjetik të atëhershëm, e krijuar në fund të viteve 1960 nga Willy Brandt, një tjetër kancelar i SPD.

Një element tjetër, që i mbijetoi ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, ishte lidhja e Rusisë në një partneritet energjetik të varësisë reciproke me Europën.  Por për shumë vite, udhëheqësit gjermanë besuan në Wandel durch Handel, ose ndryshimin politik përmes tregtisë.

Shumë nga Russlandversteher të Gjermanisë(ata që kuptojnë Putinin) hoqën dorë nga mbështetja për Rusinë kur aneksoi Krimenë në 2014 – ose të paktën pas sulmit të këtij viti në Ukrainë.

Schröder nuk e bëri.

Lidhjet e qëndrueshme të kancelarit me Rusinë kanë të bëjnë më shumë se një qëndrim kokëfortë ndaj një ideologjie me të meta. Schröder ka fituar miliona nga pozicionet e tij të korporatës. Ai fiton rreth 600,000 dollarë në vit nga Rosneft, duke shtuar pensionin e tij të qeverisë gjermane prej pak më shumë se 100,000 dollarë.

Shteti gjerman e paguan gjithashtu rreth 500 mijë dollarë në vit për të financuar zyrën e tij private.

Paraja mesa duket është motivimi i tij kryesor.

Ai gjithashtu ka një miqësi të ngushtë me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Dyshja festuan ditëlindjet e 60-të dhe 70-të të Schröder-it, përkatësisht në Hanover dhe Shën Petersburg.

Marrëdhënia e tij e ngushtë  me një diktator luftarak po shkatërrojnë trashëgiminë e tij politike.

Ai mund të mbahej mend si një nga kancelarët e mëdhenj të Gjermanisë së pasluftës. Siç është, por ai do të njihet si lobisti i  Putin. Saskia Esken, bashkëdrejtuesja e SPD-së, i ka bërë thirrje atij të largohet nga partia, e cila ka nisur procesin për revokimin e anëtarësimit të tij (megjithëse po përparon me ritmin e kërmillit).

Ai  hoqi dorë nga shtetësia e nderit të Hanoverit, qyteti i tij i lindjes, përpara se qyteti t’ia hiqte atë. Borussia Dortmund, ekipi i tij i preferuar i futbollit, anuloi anëtarësimin e tij të nderit. Dyqani zyrtar spd në Berlin madje ka tërhequr nga shitja filxhanin e kuq të kafesë Gerhard Schröder.

Por asgjë nga këto nuk duket se ka ndikuar tek Schröder. Siç tha ai për New York Times javën e kaluar, në intervistën e tij të parë që nga pushtimi: “Nuk është faji im”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!