Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I moshuari tentoi të përdhunonte të miturën, dëshmia e banores që e shpëtoi: Pashë tmerr me sy, ka pësuar traumë

schedule09:36 - 30 Gusht, 2024

schedule 09:36 - 30 Gusht, 2024

Zbardhen detajet nga deklarimet në polici të banores që shpëtoi vajzën e mitur nga duart e manjakut.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Pëllumb Lamçe kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysëm të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.”, ka thënë banorja.



71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen.

Nga ana tjetër, sipas burimeve nga policia, po hetohet nëse 71 vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhe duke i thënë se do t’i jepte lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!