Një i moshuar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Vlorë. Policia njofton se Xh. M. 73 vjeç
në orën 19:49 në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litarë në derën e banesës së tij. Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.