I moshuari në Tiranë abuzon seksualisht me djalin e mitur (Video)

schedule21:15 - 5 Qershor, 2019

schedule 21:15 - 5 Qershor, 2019

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop”transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67- vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj.

Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.


Mamaja e vajzës: Tani i thuaj mamit ti historinë, sesi ndodhi, që nga fillimi? Ku të cova unë, qysh të thashë?

Vajza: Të vija në dyqan, të blija bukë, mos kaloja nga rruga e shkurtër. Unë kalova dhe aty doli xhaxhi dhe më mori, më futi te koteci i pulave…

Mamaja e vajzës: Qysh të tha ty xhaxhi? Ma thuaj pak mamit, që ta di?

Vajza: Hajde të vemi pak aty brenda..

Mamaja e vajzës: Po!

Vajza: Edhe vajtëm, më çoi atje …dhe atë të tijën e futi tek unë. Më kapte nga gjoksi dhe pastaj më kapte, më fërkonte edhe pas 10 mintutash erdhi kyci derën edhe unë ika në shtëpi. Më dha 500 lekë, për të mos treguar.

Ruko u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin Lefter Ruko, i cili u arrestua menjëherë. Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”. Vendimi absurd u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje. Në deklaratën e administruar nga prokurori Smakaj, pretendohet se i ati i vajzës ka thënë që nuk ka probleme me familjen e autorit dhe marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar!? Mirëpo, babai i 10-vjeçares thotë se këtë deklaratë nuk e ka bërë kurrë, pasi është absurde të thotë diçka të tillë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo deklaratë e pretenduar, arsyeja e dytë e lirimit të 67-vjeçarit është raporti mjekësor, ku thuhet se Lefter Ruko ka probleme me shikimin, është miop, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në qeli!? Por, edhe ky raport që është administruar në dosjen e prokurorit Smakaj, nuk është hartuar nga mjeku-ligjor, por nga mjeku i burgut të Fierit ku qëndronte i arrestuar Lefter Ruko. Kjo dosje e prokurorit Saimir Smakaj shkoi për gjykim në Gjykatën e Vlorës, aty ku ndodhet seksioni për të miturit, dhe gjyqtarja Viola Canaj ka nxjerrë nga qelia përdhunuesin e vajzës 10-vjeçare.

Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në Gjykatën e Vlorës për të takuar gjykatësen Viola Canaj, e cila ndryshoi masën e sigurisë, duke lënë të lirë 67-vjeçarin të akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Por, gjykatësja Viola Canaj nuk pranoi të bënte asnjë koment për vendimin që kishte dhënë dhe kërkoi që gazetari të dilte jashtë.

Psikologia Redina Sulstarova tha se në të tilla raste, përpos fëmijëve të abuzuar, duhet të ofrohet trajtim dhe mbështetje psikologjike edhe për prindërit. Për shkak se 10-vjeçares së mitur iu mohua ky shërbim nga shteti, psikologia Sulstarova premtoi se do ta ofrojë falas trajtimin për të miturën e abuzuar.

Menjëherë pas transmetimit në “Stop” pas skandalit të abuzimit seksual me një të mitur 10 vjeçare nga 67 vjeçarit Lefter Ruko në një fshat të Fierit dhe në përgjigje të interesit tonë ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Vlorës, ku i kërkon informacion të plotë për rastin e rëndë lidhur me hetimin  e këtij rastit, afatet hetimore, prokurorë dhe oficerë e Policisë Gjyqësore që kanë hetuar ngjarjen dhe çdo të dhënë tjetër që nuk cenon sekretin hetimor. Ky reagim vjen pas dyshimeve për shpërdorim detyre nga prokurori Sajmir Smakaj në ndryshimin e masës së sigurisë së Lefter Rukos, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur.

Më pas “Stop” transmeton një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet.

Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

Drejtuesit e emisionit “Stop” iu bënë thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë pas publikimi të këtyre pamjeve dhe të arrestojnë të moshuarin. /tvklan.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!