I moshuari i shkon komshies në bahçe, u masturbua para 49 vjeçares në sy të mbesës

schedule15:30 - 24 Maj, 2022

schedule 15:30 - 24 Maj, 2022

Një 49-vjeçare ka denoncuar në polici se është sulmuar seksualisht nga komshiu para syve të mbesës së saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Spata të Greqisë.

Sipas 49-vjeçares fqinji filloi ta ngacmonte atë në bahçen e shtëpisë së saj.

“Ai erdhi në bahçen e shtëpisë sime, filloi të më puthte, të më përkëdhelte dhe të masturbohej para meje. Ai tentoi të më griste rrobat e të më përdhunonte në sy të mbesës sime”, ka thënë në polici 49-vjeçarja, raporton protothema.gr.

Sipas denoncimit të 49-vjeçares në Komisariatin e Spatës, gjithçka ka ndodhur më 17 maj .

Viktima ndodhej në kopshtin e shtëpisë së saj në Spatë, kur papritur ndjeu një dorë që e kapi nga pas.

Duke u kthyer, ajo sheh fqinjin e saj 69 -vjeçar , i cili me lëvizje që të kujtojnë një kafshë të uritur , e përqafoi dhe filloi ta puthte në buzë.

Në të njëjtën kohë, ai i preku gjoksin duke i thënë “Do të të gris rrobat”, duke i përshkruar saktësisht se çfarë donte t’i bënte, duke përdorur shprehje banale. Në gjendje shoku 49-vjeçarja ka tentuar të shpëtojë nga duart e fqinjit, ndërsa dje ka denoncuar në polici sulmi seksual./abcnews.al/