Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë pranga pasi i ka vjedhur portofolin një qytetari duke e goditur me sende të forta.
Njoftohet se pas marrjes së denoncimit nga Ll. M., 56 vjeç se një 54-vjeçar i mori me dhunë portofolin dhe më pas e goditi me sende të forta derisa humbi ndjenjat, policia në Divjakë organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në pranga u vu për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Në cilësinë e proces u sekuestrua sasia e parave që autori i kishte vjedhur me dhunë 56-vjeçarit. /abcnews.al/