I mori mbi 1 mln lekë 61-vjeçares për t’i bërë letrat e pensionit, në hetim punonjësja e Sigurimeve

schedule14:42 - 13 Shkurt, 2022

schedule 14:42 - 13 Shkurt, 2022

Një punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Pogradec është vënë nën hetim nga policia. Kjo pasi ajo i ka marrë një 61-vjeçareje në Buçimas një shumë parash prej 150 mijë lekësh për t’i bërë dokumentet për pensionin e pleqërisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, pas publikimit të rastit më datë 10.02.2022, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, filluan procedimin penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasen:

A. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi kjo shtetase me detyrë punonjëse pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore Pogradec, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke i marrë shtetases M. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, shumën prej 15000 lekë, me qëllim bërjen e dokumenteve për pensionin e pleqërisë të bashkëshortit të 61-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnews.al