Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I mori Elbasanin, Balla thumbon Gjiknurin: Atje s’bien tërmete, jam deputeti më i votuar

schedule12:45 - 2 Shtator, 2021

schedule 12:45 - 2 Shtator, 2021

Taulant Balla nga sot e tutjë do të flasë vetëm në cilësinë e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe jo më si sekretar i Përgjithshëm, pasi Rama ia hoqi detyrën e dytë duke i cilësuar si dy “kunguj nën sqetull”, me shumë përgjegjësi. Përveç kësaj, Balla nuk do të jetë më në krye të qarkut të Elbasanit, por do të transferohet në Fier.

Balla u shpreh për gazetarët se do të vijojë të ngrejë zërin për problemet e Elbasanit duke qenë se është deputet i asaj zone. Ai tha se në Elbasan nuk bien tërmete, duke thumbuar paska emrin që Rama i ka besuar Elbasanin, Damian Gjiknurin.

“Secili prej nesh në karrierën e vet duhet ta ketë një hap në forcimin e vet si përfaqësues i PS. Kjo nuk është çështje kungujsh por përgjegjësish. Dua të them se ky është meraku im i vetëm. Do të mërzitem nga Rama nëse Elbasani nuk do marrë investimet e nevojshme për t’i kthyer atë borxh që PS i ka mandatin e tretë. Elbasani ka rezultatin më të mirë për PS. Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku.

Tifozeria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bien tërmete në Elbasan. Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar. Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar. Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re. Ministrat meritojnë respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Në këtë këndvështrim do mirëpres edhe mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Gjatë rrugës mund të ketë edhe ndryshime, edhe përmirësime. PS do të fitojë zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025. Ky është objektivi ynë”, tha Balla. m.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!