I mori 230 mijë euro shoqes, 340 mijë euro tre të tjerëve/ Kush është mashtruesja ‘profesioniste’ që u arrestua në Tiranë

schedule12:56 - 24 Maj, 2023

schedule 12:56 - 24 Maj, 2023

Milena Deraj, 30-vjeçe është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi iu ka marrë shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtruar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor.

30 vjeçarja Deraj u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në procesin gjyqësor dhe do të ndërhynte për të ulur pozitat e tyre.

Ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro se do t’i investonte në bonot e thesarit.

Por, kur shoqja e vet e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!