4 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi me anë të mashtrimit I kanë marrë një biznesmeni shumën prej 40 mijë eurosh.
Në prangat e policisë përfundoi Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi, ndërsa në kërkim janë dy 35 vjeçarë, të cilët gjatë kontrolleve nuk janë arritur që të kapen nga policia.
Sipas hetuesve, të sektorit Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, 4 të arrestuarit kanë krijuar një skemë për të mashtruar 55 vjeçarin, duke u hequr në rrjetet sociale si kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin marinaj dhe duke I kërkuar borxh 40 mijë euro. Në këtë mesazh në aplikacionin viber, autorët I janë drejtuar biznesmenit nga Shkodra, Ilir Rexhvela se paratë duheshin me urgjencë. Pasi kanë lënë takim pranë aeroportit të Rinasit, ata I kanë marrë shumën prej 40 mijë eurosh, 55 vjeçarit dhe janë larguar. Ky I fundit ka kuptuar skemën e mashtrimit dhe ka denoncuar në polici.
Në vijim, gjatë kontrollit të banesës së Artur Lecinit, njërit prej mashtruesve policia ka gjetur edhe një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit, me llampa ngrohje dhe sisteme ventilimi.
Policia ka sekuestruar, një makinë, lëndë narkotike kanabisi, si dhe sendet që ishin përshtatur për të kultivuar lëndë narktoike. Ndërkohë policia, vijon kërkimet për dy personat e shpallur në kërkim


