I mituri në Korçë u godit në kokë më dru dhe hekur/ Policia has vështirësi në zbardhjen e ngjarjes, asnjë i ndaluar

schedule10:26 - 9 Tetor, 2023

schedule 10:26 - 9 Tetor, 2023

 

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë u regjistrua në Korçë, ku dy grupe me të mitur, pas disa konflikteve për ditë me radhë në rrjetet sociale, u konfliktuan edhe fizikisht.

Si pasojë e këtij konflikti mbeti i plagosur rëndë një 14-vjeçar, i cili pas trajtimeve të para në Korçë, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

I mituri ka marrë fraktura të rënda në kokë, pasi siç raporton gazetari i ABC News, Roland Beqiraj ai është goditur me drunj dhe hekur.

Në policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje deri më tani 15 të mitur, nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes, por dëshmitë e tyre nuk kanë qenë të njëjta, në kohë të ndryshme.

Kjo e bën shumë të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe po ashtu veçimin e përgjegjësisë individuale.

Nga ana e Prokurorisë ka nisur procedimi në lidhje me ngjarjen.

Deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar, ndërsa do të jetë Gjykata e të Miturve që do të vendosë, nëse do të ketë të ndaluar apo jo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!