“I miri , i keqi, i çuditshmi”, eksperti i shëndetit: Po e lini vendin në dorën e tekave të koronavirusit!

schedule13:23 - 17 Qershor, 2020

schedule 13:23 - 17 Qershor, 2020

Pas uljes së rasteve pozitive të konfirmuara ditën e sotme, në 50 të prekur, një ditë pas rekordit me 82 të infektuar me koronavirus, ka reaguar ashpër eksperti i shëndetit publik, mjeku Erion Dasho.

Më një postim në faqen e tij në Facebook, Dasho, shkruan se rikthimi i grafikut si dhëmbët e sharrës së thyer “i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit”.

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme”, shkruan ai, duke shtuar se jo vetëm po lihet vendi në dorën e tekave të virusit, por po vuloset pabesueshmëria e shifrave zyrtare lidhur me përhapjen e epidemisë.

Sipas Dashos, kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Postimi i plotë:

I MIRI, I KEQI, I ÇUDITSHMI!!!

Komunikimi i rasteve të sotme me COVID i vendos vulën e pabesueshmërisë shifrave tona zyrtare!

Në momentin kur grafiku nisi t’i ngjante një kurbe dhe sot shpresohej sheshimi i saj (rasti më i mirë) ose rritja e mëtejshme (rasti më i keq), ndodhi çudia: rastet pothuajse u përgjysmuan në raport me ditë e djeshme.

Kjo situatë tregon se megjithëse kanë kaluar më shumë se tre muaj, komiteti i “ekspertëve” nuk ka arritur të zbatojë një sistem testimi sado pak efikas apo një sistem survejance epidemiologjike sado pak të besueshëm.

Që prej datës 18 maj, në Shqipëri është duke ndodhur transmetimi i papenguar i COVID dhe pritshmëria është që kurba ditore e rasteve t’i nënshtrohet ligjësive të normalitetit.

Rikthimi i formës së çuditshme të grafikut të ngjashëm me dhëmbët e sharrës së thyer i vendos përgjigjes shqiptare ndaj COVID vulën e pabesueshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit.

PAK BESUESHMËRI DHE SERIOZITET JU LUTEM!

PO HUMBISNI RESPEKTIN DHE VËMENDJEN E QYTETARIT!

PO E LINI VENDIN NË DORËN E TEKAVE TË VIRUSIT!./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!