“I mirë në fushë, i keq jashtë! Messi e la me trauma”, shpërthen agjenti

schedule14:36 - 10 Nëntor, 2020

schedule 14:36 - 10 Nëntor, 2020

Eric Olhats, ish-agjenti i Antoine Griezmann, ka shpërthye në akuza kundrejt Leo Messit. Ai ka folur për “France Football” dhe shprehet se sulmuesi argjentinas e ka pritur keq kampionin e botës te Barcelona, çka ka sjellë pasoja edhe për paraqitjen e tij.

“Antoine shkoi në një klub të vështirë, ku Messi ka gjithçka në vëzhgim. Ai është në të njëjtën kohë perandor dhe monark. Messi nuk e pa me sy të mirë afrimin e Griezmann te Barcelona. Qëndrimi i tij ka qenë jo i mirë dhe e ka bërë atë të ndihet keq. E kam dëgjuar Antoine gjithmonë të thotë se nuk ka asnjë problem me Messin.

Në sytë e mi, Messi tha se donte të largohej për të parë se çfarë roli kishte si një lojtar vendimmarrës, në lidhje me ata që u afruan dhe u largua. Në fund qëndroi, klasike e Messit. Sa i mirë në fushë, aq i keq jashtë saj. Barcelona ka vuajtur për një kohë. Ishte një kancer në atë klub dhe duket qartazi që ka lënë disa shenja. Është klubi i sëmurë, jo ai.

Kur Antione shkoi atje, Messi nuk i fliste dhe nuk i pasonte. U krijua një traumë reale dhe ishte një ambient i vështirë që ai të përshtatej. Qartazi ajo situatë la gjurmë tek ai. Ishte e qartë dhe e dukshme. Pastaj shto edhe faktin që u largua presidenti, pësuan tetë gola nga Bayern Munich dhe tre trajnerë janë larguar. Kushtet nuk janë të mira”, është shprehur Olhats. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!