Në vetëm 1 sezon e gjysëm me fanellën e “bardhezinjve” të Juventus, “bomberi” ballkanas, Dusan Vlahovic nuk ka arritur dot të gjejë atë “shkëlqimin”, që e shoqëronte gjatë çdo performance në kuhën kur ishte pjesë e “violëve” të Fiorentina.
Për këtë aryse “shtatlarti’ 23-vjeçar i sulmit është në kërkim të “aventure” të re, nga e cila pret të rikthehet sërish në nivelin e dikurshëm, ku padyshim dëshira më e madhe është të vazhdojë “aventurën” e tij në Premier League.
I fortë fizikisht dhe tepër i saktë para portës, Vlahovic kërkon të vazhdojë karrierën e tij në elitën e futbollit botëror, ku ekipe si Chelsea e Neëcastle kanë kohë që interesohen për shërbimet e 23-vjeçarit.
Mirëpo, ka një problem dhe ajo dëshira e vetë lojtarit, i cili kërkon që ekipi ku ai do të transferohet të luajë në Champions League, duke e ngushtuar kështu në vetëm 4 ekipe listën e “pretendentëve” për “bomberin” ballkanas. /i.m /abcnews.al