“I merrte pensionin”, burri në Janinë mban trupin e pajetë të të moshuarës në makinë

schedule11:46 - 31 Korrik, 2021

schedule 11:46 - 31 Korrik, 2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Janinën. Sipas policisë një grua 69-vjeçare është gjetur e vdekur brenda një bagazhi makine në një garazh. Dyshimet janë ngritur nga fqinjët, ku raportuan se prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë.

Ndërkohë në banesë policia ka gjetur mbesën e viktimës, një burrë 55-vjeçar. Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike ndërsa nipi 55-vjeçar u arrestua, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Sipas informacioneve, nipi kishte vendosur trupin në një bagazh, ndërsa e kishte vulosur me ngjitës që përdoret për pllaka me qëllim që të pakësonte erën e keqe.

Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ndodhi 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!