I mbytën vajzën në sy të foshnjës, nëna: Jam e shkatërruar nga dhimbja, nuk kam fjalë

schedule18:00 - 17 Maj, 2021

schedule 18:00 - 17 Maj, 2021

Drejtësia greke është pranë zbardhjes së vrasjes së 20-vjeçares Karolina në sy të foshnjës gjatë grabitjes në banesë në periferi të Athinës pak ditë më parë.

Nëna e 20-vjeçares në gjendje të rënduar dhe e shkatërruar nga dhimbja u shpreh se ende nuk mund ta besojë që humbi vajzën.

Eshtë shumë e dhimbshme. Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen. Jam akoma në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj se e humba vajzën” tha Susan Dela Cuesta.

Lexo edhe: Shitën tokën dhe kanë 100 000 euro në shtëpi: Çfarë dinin vrasësit e Karolinës para se të hynin në banesë

Disa ditë pas varrimit të vajzës së saj, ajo tha “Shumë njerëz kanë folur për Karolinën dhe sa e mrekullueshme ishte ajo. Nuk jam në gjendje të flas”.

Autoritetet greke kanë përqendruar hetimet e tyre te 30 kriminelë të identifikuar, ndërsa 3 kriminelët që kryen grabitjen lanë pas prova që herët apo vonë do të çojnë në zbulimin e tyre.

Protothema” shkruante sot se është arrestimi i 35-vjeçarit gjeorgjian një ditë më parë teksa po tentonte të largohej nga vendi që pritet të çojë në zbardhjen e vrasjes.

Policia greke ka premtuar 300 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në zbardhjen e autorëve të ngjarjes së bujshme, e cila tronditi Greqinë për nga brutaliteti i vrasjes, raporton abcnews.al.

Autorët ikën me 10 mijë euro nga shtëpia, ndërsa mësohet se ata kishin informacion se në banesën që kishin piketuar për të grabitur ndosheshin 100 000 euro pasi çifti kishte shitur një tokë pak ditë më parë. Duket se grabitësit kishin informacion për gjithçka, përveç  faktit se paratë e kërkuara nuk ndodheshin në shtëpi, por diku tjetër.

Pasi lidhën bashkëshortin 32-vjeçar të Karolinës, ata mbytën këtë të fundit me duar, ndërsa më pas u larguan nga banesa me 10 000 euro dhe disa bizhuteri. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!