I mbylli derën te Franca, Benzema reagon ashpër ndaj presidentit!

schedule18:53 - 16 Nëntor, 2019

schedule 18:53 - 16 Nëntor, 2019

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grat, tha për RMC Sport se Benzema nuk do të luajë më kurrë me Francën. “Për mua, Benzema është një lojtar i shkëlqyer.

Unë asnjëherë nuk kam qenë kundër tij dhe gjithmonë i kam vlerësuar arritjet që ka pasur me Real Madridin. Gjithsesi, aventura e tij me Francën ka marrë fund”, tha presidenti për sulmuesin e Real Madrid. Reagimi i Benzema, nuk ka munguar dhe pak çaste më parë, ylli francez shkroi:

“Noel, mendova se ti nuk ndërhyn aspak te zgjedhjet e trajnerit. Ta dish se vetëm unë e vendos kur tërhiqem nga Franca. Nëse mendon se jam i mbaruar, më lejo të luaj për një nga kombëtaret tjera dhe do ta shohësh!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!