I mbylli brenda dhe i vuri flakën banesës/ Dinamika, si tentoi 42 vjeçari të vriste prindërit e moshuar

schedule10:54 - 24 Tetor, 2024

schedule 10:54 - 24 Tetor, 2024

42 vjeçari Altjon Sulejmani ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se i ka vënë flakën banesës së prindërve të moshuar. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Policia thotë se nga hetimet paraprake, rezulton se 42 vjeçari i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, më pas i ka mbyllur dyert në mënyrë që të mos dilnin dhe është larguar.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!