I mbushur me anije të mbytura, asnjë investim në Portin e Peshkimit në Vlorë

schedule18:52 - 22 Janar, 2020

schedule 18:52 - 22 Janar, 2020

Ky është porti i peshkimit në Vlorë. Në këtë haspirë ka më shumë anije të mbytura, sesa në gjendje pune. Triporti në qytetin bregdetar, ose porti i peshkimit prej vitesh nuk njeh asnjë investim.

Bankinat e ankorimit janë të dëmtuara. Anije të mbytura të cilat pengojnë ankorimin e mjeteve të peshkimit ne zonën e Triportit në Vlorë. Në këtë zonë mungon edhe  një ambient për remontin mjetet të peshkimit, teksa peshkatarët janë të detyruar të shkojnë në Durrës, pashaliman, por pse jo edhe jashtë vendit. Problematika me të cilat përballen çdo ditë. Teksa peshkatarët prej kohësh kanë ngritur zërin, por ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Të gjendur në këtë situatë prej vitesh, peshkatarët kërkojnë nga shteti një zgjidhje. Ata këkrojnë që të merren masa dhe të hiqen anijet e mbytura, që janë të njëjtë në numër me ato në gjendjen pune. Sipas tyre këto anije përveç rrezikut, sjellin dhe bllokim të punës.

  1. Të gjitha probleme janë. Shqetësim është një anije e mbytur është shqetësimim sepse zë vendin e të tjerave. Anijet nuk po ankorohen dot shihi janë të ngjeshura me njëa tjetrën. Ka anije që nuk punojnë. Ata që nuk punojnë të dalin mënjanë.
  2. Ne skemi ku qepim rrjetat. Mjete asnjë vend për të punuar. Edhe bankinat janë të prishura. Nuk ka vende. Nuk ka kushte. Në një kohë të keqe në ankorim janë problem.

Problem për peshkatarët që e kanë të lidhur jetën me këtë port, mbetet mungesa e një kantier riparimi. Ata shprehen se për problemin më të vogël duhet të shkojnë në Durrës, por ka edhe raste që duhet të udhëtojnë edhe jashtë sepse nuk gjejnë zgjidhje në Shqipëri.

  1. Remontin e bëjmë në pashaliman ose në Durrës. Interesi jonë është për tu bërë këtu. Thonë që e ka marrë njëri do e bëjë por në pritje.
  2. Po te doli radha ne pashaliman ose jashtë shtetit.

Lidhur me situatën problematike në Triport ka reaguar edhe KLSH, duke e cilësuar gjendjen mjaft të vështirë dhe se kanë probleme të dukshme në infrastrukturë.

/abcnews.al