I mbijetoi masakrës së Hamasit, 22 vjeçarja izraelite i jep fund jetës në ditëlindjen e saj. Vuante nga stresi post traumatik

schedule22:15 - 20 Tetor, 2024

schedule 22:15 - 20 Tetor, 2024

Një 22-vjeçare që i mbijetoi masakrës së Hamasit në festivalin muzikor Supernova më 7 tetor 2023, i dha fund jetës në banesën e saj pasi vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik.

Familja e Shirel Golan, e cila sot do të kishte mbushur 22 vjeç, thotë se ajo ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik që kur i ka shpëtuar sulmit terrorist dhe është shtruar dy herë në spital.

“Pashë që ajo kishte simptoma të stresit post-traumatik, si tërheqja nga miqtë e saj. I kërkova që të kujdesej për veten. Nëse shteti do të ishte kujdesur për të, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”, ka deklaruar vëllai i saj.

Nga ana tjetër, ministria e Mirëqenies dhe Shërbimeve Sociale tha se Golani “po trajtohej në sistemin e mirëqenies edhe para 7 tetorit dhe veçanërisht pas”.