I mbijetoi atentatit me 50 plumba/ Flet Kevin Hajrulla nga Spitali i Traumës: Nuk kam konflikte me njeri, jam i traumatizuar

schedule19:12 - 11 Janar, 2025

schedule 19:12 - 11 Janar, 2025

VLORË- Në gjendje të traumatizuar dhe paniku Kevin Hajrulla është marrë në pyetje nga grupi hetimor në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. Kevin Hajrulla nuk e ka ndihmuar aspak grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet të ketë thënë Hajrulla dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur .

“Jam kushëri me Inezin por jam takuar rrallë”, ka thënë ai.

I pyetur për momentin e atentatit Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht.

Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë predhat por do i nënshtrohet disa ndërhyrjeve tjera sipas bluzave të bardha .

Ndërkohë burime të grupit hetimor pohojnë se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes se kamerave të sigurisë por që deri tani ende  nuk është arritur në identifikimin e autorëve .

Në moment që Hajrulla pyetet për momentin e atentatit kalonte ne gjendje paniku .

“Jam traumatizuar dhe s’mbaj mend momentin as persona skam parë gjë”, është shprehur ai .

Kevin Hajrullla u plagos rëndë ne datë 18 dhjetor në lagjen 24 maji , ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij Benz Mercedez.

Ndaj tij i qëllua me mbi 50 plumba ndërsa u plagos edhe një tjetër person rastësisht në vendngjarje.

Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plagëve të shumta të marra në pjesë të ndryshme të trupit/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!