I mbijetoi abuzimit seksual kur ishte fëmijë, 69-vjeçarja akuzon priftin pedofil për vrasje

schedule10:34 - 16 Maj, 2023

schedule 10:34 - 16 Maj, 2023

Një grua që i mbijetoi abuzimit seksual të fëmijëve të një prifti pedofil, ka treguar se si një murgeshë u gjet e vdekur pasi u përpoq të ndihmonte viktimat, sipas mediave të huaja.

Teresa Lancaster, 69 vjeç, ishte një nga 600 fëmijët e abuzuar brenda Kishës Katolike të Baltimorit dhe foli pas një raporti prej 456 faqesh të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Maryland-it, që theksonte dekada të abuzimit nga vitet 1940 deri në vitin 2002.

Krimet e tmerrshme shfaqen në serinë e dokumentarëve të Netflix 2017 “The Keepers”, por një raport i ri detajon se si At Anthony Joseph Maskell, dyshohet se është përfshirë në abuzime seksuale dhe dëmtime fizike për fëmijët në fund të viteve 1960.

Sipas raportit, abuzimi ndodhi në shkollën e mesme Archbishop Keough në Maryland, ndërsa qindra fëmijë, përfshirë Terezën, u detyruan të hynin në “rrethin e seksit” të Kryedioqezës së Baltimores.

Teresa shkoi te një këshilltar për të marrë disa këshilla, kur ajo pretendon se ishte abuzuar nga prifti katolik At Joseph Maskel.

“Kur hyra atje, ai mbylli derën dhe më hoqi të gjitha rrobat dhe më uli në prehrin e tij brenda 5 ose 10 minutash,” tha ajo.

Prifti i ka mohuar gjithmonë akuzat deri në vdekjen e tij në 2001 dhe nuk u akuzua kurrë penalisht.

Ndërkohë, një vajzë tjetër Jean Hardadon Wehner pretendoi se ishte abuzuar nga  At Joseph Maskel dhe i kishte besuar Catherine ‘Cathy’ Cesnik, një murgeshë 26-vjeçare dhe mësuese e anglishtes në shkollë.

Ajo pretendon se murgesha i tha asaj se do të kujdesej për të, por “më pas gjëja tjetër ne e dimë se ajo u vra”, sipas Wehner.

Catherine ‘Cathy’ Cesnik u zhduk në nëntor 1969 dhe u gjet e vdekur dy muaj më vonë në janar 1970. Pas një autopsie, ajo u zbulua se ishte vrarë nga një traumë e fortë në pjesën e pasme të kokës.

Raporti pretendonte se ajo ishte goditur nga një tullë ose një çekiç në kafkën e saj dhe kishte shenja mbytje në qafë. Por pavarësisht se  Maskell nuk u akuzua kurrë për vdekjen e motrës Cathy, Teresa beson se ai ka qenë shkaku.

“Unë e di se ai ishte një burrë shumë i rrezikshëm që trafikonte vajza,” tha ajo.

Kryepeshkopata e Baltimores është dioqeza më e vjetër katolike romake në vend dhe përfshin pjesën më të madhe të Maryland, SHBA.

“Mbi 100 priftërinj dhe personel tjetër i Kryedioqezës kryen abuzime të tmerrshme dhe të përsëritura të fëmijëve në komunitetet e tyre. Anëtarët e hierarkisë së Kishës refuzuan me vendosmëri të pranonin akuzat për abuzim seksual të fëmijëve,” thuhet në një raport të publikuar muajin e kaluar.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Maryland-it, Brian Frosh nisi hetimin në vitin 2019 dhe njoftoi përfundimin e tij në nëntor, duke thënë se hetuesit kishin shqyrtuar mbi 100,000 faqe dokumente që datojnë në vitet 1940 dhe kishin intervistuar qindra viktima dhe dëshmitarë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!