I maskuar si “Mickey Mouse”, surprizon vëllain pas 4 vitesh, familjarët shpërthejnë në lot gjatë dasmës

schedule08:10 - 29 Qershor, 2022

schedule 08:10 - 29 Qershor, 2022

Alfred Curri ka përlotur të gjithë rrjetin me surprizën që i bëri të vëllait në ditën e rëndësishme të tij. Ai ka ardhur pas katër vitesh nga Franca, duke e surprizuar të vëllain dhe familjarët i veshur si “Mickey Mouse”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, të dy vëllezërit kanë ndarë emocionet e atij momenti tepër prekës dhe befasues.

“Mundohem mos ta shoh se më mbushen sytë me lot. Kisha katër vite pa ardhur në Shqipëri. Jetoj në Paris, në Francë. Nuk isha i sigurt a mund të shkoja, po flisja me tezen time. Më kishte shkuar në mendje, po nuk isha e sigurt. Kisha pasaportë të djegur dhe thash ta provoja një herë te ambasada. Ndërkohë familjes i kisha thënë që nuk kam pasaportë dhe nuk më japin leje te puna”, tha Alfredi.

“Të them të drejtën me Alfredin i kam kontaktet si vëllai me vëllain dhe kisha folur të premten. Alfredi nuk më kishte treguar se kishte një kartë franceze dhe pasaportën e kishte të djegur. Edhe thash duke e ditur sa ka vuajtur, mos të çonte dëm mundin e vetë.

Në fillim kur e pash mendova se mund të ishte ndonjë nga të afërmit, po hodha sytë përreth dhe ishin të gjithë aty. Pastaj mendova se mos e kishte bërë pronari i lokalit, se kishim njeriun tonë, derisa ky hoqi kapelen dhe mu mbushën sytë me lot”, u shpreh i vëllai./abcnews.al