Fshihej me emër kosovar, arrestohet grabitësi i Kredo.al dhe farmacisë në Tiranë

schedule21:51 - 8 Shkurt, 2021

schedule 21:51 - 8 Shkurt, 2021

Arrestohet makthi i bizneseve. Kristi Cinari 21-vjeç është prangosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ai akuzohet se grabiti Kredo.al dhe një farmaci brenda një harku kohor të shkurtër pak javë më parë në Tiranë.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se Cinari ishte i pajisur me kartë identiteti false kosovare me emrin Blerim Krasniqi por pavarësisht kësaj përpjekje arratia e tij nuk ka zgjatur për shumë kohë pasi sonte u arrestua në kryeqytet.

Grabitjet e fundit

21-vjeçari është në hetim për disa grabitje në Tiranë, teksa të fundit ishin pak javë më parë. Në datë 23 janar ai grabiti pikën e Kredo.al.

I maskuar dhe me një çadër, kamerat e sigurisë kapën momentin kur ai u fut në këtë filial të institucionit financiar në “Rrugën Bardhyl” në zonën e Porcelanit në Tiranë duke marrë 1 mln lekë të vjetra.

Gjithashtu dyshohet se Çinari është dhe autori i grabitjes së farmacisë në 27 janar në Tiranë, ku përmes një video të siguruar nga abcnews.al shihet momenti kur largohet./db/ abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!