I mashtruan për pagat me muaj të tërë, braktisin ndeshjen titullarët e Besës

schedule12:20 - 20 Qershor, 2020

schedule 12:20 - 20 Qershor, 2020

Probleme pagash te Besa, që mposhti javën e shkuar Pogradecin dhe ndaj Lushnjës do të luajë me rezervat dhe të rinjtë. Shkak për këtë është bërë bojkoti i titullarëve të skuadrës, çka konfirmohet nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, që ka dalë me një komunikatë dhe kërkohet që të paguhen lojtarët.

“Ekipi titullar i Beses së Kavajës, i cili javën e kaluar mundi kryesuesit e grupit B të Kategorisë së Parë, sot është i detyruar të mos paraqitet në ndeshjen e radhës kundër Lushnjës për shkak të mos korrektesës financiare nga ana e klubit,mosdhënies së pagave prej disa muajsh.

Sigurisht që ky është një veprim i detyruar nga mos korrektesa financiare e klubit Besa dhe jo dëshirë apo tekë e futbollisteve titullar të ekipit Besa. Sindikata bën me dije se futbollistët e ekipit Besa prej disa kohësh kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit plotësimin e detyrimeve financiare që kanë ndaj tyre, por heshtja dhe gënjeshtrat i detyruan futbollistët në ndërmarrjen e këtij hapi.

Futbollistët titullar të ekipit Besa i kërkojnë ndjesë në radhë të parë tifozëve të ekipit Besa, si dhe të gjithë opinionit futbolldashës për këtë veprim, por gjithashtu kërkojmë edhe mirëkuptimin e tyre për shkaqet që i detyruan të ndërmarrin këtë veprim”, shkruan SFPSH. /abcnews.al