Andrei Vornicy, i njohur si Dj Alandy është martuar prej vitesh me gazetaren Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma. Alandy është një autor këngësh, producent rumun, i cili ka bashkëpunuar me artistë të suksesshëm si Dhurata Dora, Young Zerka, Soni Malaj, Ronela Hajati dhe shumë të tjerë.
Sot, ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Lajmin e ka bërë me dije vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale ku ka shkruar: “I am … ALBANIAN !!! ( shqiptar ) krenar dhe mirënjohës !!! Flm pa fund të gjithëve”. Personazhe të shumtë e kanë uruar mes së cilëve dhe Stresi.
/abcnews.al