I martuar me tre gra, detaje të reja nga mjeku i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni: E mitura shkonte në shtëpinë e tij 3 ditë në javë

schedule15:19 - 18 Janar, 2024

schedule 15:19 - 18 Janar, 2024

Detaje të reja kanë dal nga arrestimi i mjekut kirurg, Dervish Hasi, i cili ra në prangat e policisë pasi  shfrytëzoi një shtetase të mitur për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare.

LEXO EDHE: FOTO/ Shfrytëzoi të miturën për prostitucion në Tiranë, kush është mjeku i hetuar nga SPAK për armë

Mësohet se 42-vjeçari e ka përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare.

Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës. Me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Pas denoncimeve të bëra në polici, ai ka thënë se vajza ka ardhur me deëshirën e saj. Pavarësisht se ajo ishte e mitur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!