I lumtur me debutimin e portugezëve, Xavi: Cancelo luajti mirë, Felix më pëlqeu mund të luajë kudo

schedule09:16 - 5 Shtator, 2023

schedule 09:16 - 5 Shtator, 2023

“Katalanasit” e Barcelona arritën një fitore me shumë vlera të dielën mbrëma në transfertën e Osasuna, ku triumfuan me rezultatin e ngushtë 1 me 2, pas penalltisë së ekzekutuar mjeshtërit nga “bomberi”, Robert Leëandoëski në minutën e 86’ të sfidës.

Për takimin dhe veçanërisht për debutimin në fushë të lojtarëve të rinj, Joao Cancelo e Joao Felix, foli dhe tekniku i Barça-s, Xavi, i cili vlerësoi jo pak performancën e dyshes portugeze në ato pak minuta që u aktivizuan.

“Është një fushë shumë e komplikuar. Na mungonte loja dhe durimi. Duhet të prodhonim më shumë në sulm. Punuam shumë, por vuajtëm. Vuajtëm por fituam dhe morëm tre pikë shumë të vështira, kishim tipare dominimi, edhe ne vuajtëm shumë.”-tha ai.

Debutimi i Joao Cancelo? Ai luajti mirë. Më pëlqen që luan për të dominuar lojën. Joao Felix? Më pëlqeu Joao Felix. Ai ndihmoi dhe mund të luajë si në qendër, si sulmues i majtë. Të gjithë ata që u futën nga stoli janë bashkuar për të na sjellë këtë fitore”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al