“I lëmë rrjetet sociale nëse vazhdoni”, paralajmëron klubi i Arsenal

schedule15:37 - 7 Prill, 2021

schedule 15:37 - 7 Prill, 2021

Arsenal ka vendosur edhe një herë t’i shpallë luftë abuzimit dhe sharjeve në rrjetet sociale, që janë shndërruar në një problem të madh gjatë kohëve të fundit.

Klubi londinez ka nisur një fushatë kundër çdo lloj abuzimi në rrjetet sociale, teksa ka bërë me dije se është gati të mbyllë llogaritë e klubit në rast se sharjet dhe abuzimet në faqet e klubit vazhdojnë.

Këtë që po paralajmëron Arsenal, e ka bërë edhe Thierry Henri disa ditë më parë, duke u larguar nga rrjetet sociale. Edhe Liverpool sot reagoi ashpër për racizmin ndaj lojtarëve të vet nga tifozët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!