I largohet bashkëshortja nga shtëpia, 29-vjeçari kërkon ndihmën e policisë për ta gjetur

schedule12:58 - 24 Qershor, 2022

schedule 12:58 - 24 Qershor, 2022

Një 28-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë një ditë më parë dhe nuk është kthyer ende. Ka qenë bashkëshorti i saj ai që ka këkruar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.

“Më datë 23.06.2022, shtetasi S. J., 29 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., 28 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Ndërkohë, një 35-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar gjithashtu nga banesa, ndërsa policia po punon për gjetjen e saj.

“Më datë 23.06.2022, shtetasja Q. M., 69 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja L. M.,35 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, njoftom policia për rstin e 35-vjeçares. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!