I kuqi i parë me Barcelonën, shuplaka pritet t’i kushtojë Leo Messit

schedule08:33 - 18 Janar, 2021

schedule 08:33 - 18 Janar, 2021

Barcelona dështoi të fitonte Superkupës e Spanjës mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Roland Koeman humbi 3-2 me Athletic Bilbao, në një takim ku koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2.

Inaki Williams realizoi golin e fitores në kohën e shtesë (eurogol) dhe baskët festuan në fund fitimin e trofeut. Minuta e 121-të solli edhe ndëshkimin e Leo Messit me karton të kuq.

Kapiteni i Barcelonës humbi nervat, goditi me shuplakë Villalibre dhe arbitri kryesor e nxori me të kuq pasi pa pamjet në VAR. Një gjest i dhunshëm është konsideruar në Spanjë veprimi i “pleshtit”.

Marca raporton se ylli argjentinas pritet të pezullohet me 4 ndeshje. Ndërkohë, kjo ishte hera e parë që Messi ndëshkohet me karton të kuq me Barcelonën.

Kartoni i parë i kuq daton me gushtin e largët të vitit 2005, kur goleadori i njohur debutonte me kombëtaren e Argjentinës. /abcnews.al