Është një nga lojtarët më të kritikuar nga tifozët, por Juventusi është gati t’i zgjasë kontratën. Flasim për Blaise Matuidi, mesfushorin francez të bardhezinjve të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po negociojnë me agjentin e tij për të zgjatur bashkëpunimin me 32-vjeçarin. Drejtori sportiv, Fabio Paratici po negocion me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit.
Juventusi pritet t’i ofrojë Matuidit rinovimin me një vit, pra deri në verën e vitit 2021, teksa marrëveshja finale do të arrihet gjatë muajit shkurt. /abcnews.al