I kishin humbur një gruaje në taksi, policia në Fushë-Kosovë gjen 27 mijë euro të murosura në shtëpinë e shoferit

schedule07:23 - 1 Tetor, 2022

schedule 07:23 - 1 Tetor, 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme rreth orës 19:00,  nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person për veprën shpërdorim i pasurisë së huaj. Atij i janë gjetur të murosura 27 mijë euro që i takonin një gruaje që ishte ankuar në polici.

“Rasti është raportuar me datën 21.09.2022,  pasi që ankuesja ka vërejtur se i mungon një çantë (me dokumente personale dhe para të gatshme 18000 euro), të cilën dyshonte se e kishte harruarr në një taksi me të cilin kishte udhëtuar për në Fushë Kosovë.  Ka qenë puna e hetuesve policor ajo që ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar si dhe arrestimin e tij.  Pjesë e veprimeve policore ka qenë edhe kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar,  ku në një depo të murosura janë gjetë dhe sekuestruar një shumë parashë (rreth 27000 euro)”, thuhet në njoftim.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar A.R. mashkull 25 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që, konform procedurave palës së dëmtuar i është kthyer shuma e saj e parave”, thuhet në fund. /Express/