“I kisha 20-çe, më morën edhe shotgunin”, biznesmeni rrëfen grabitjen: Mund të iki nga Shqipëria

schedule14:33 - 24 Tetor, 2021

schedule 14:33 - 24 Tetor, 2021

Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer tmerrin dhe dhunën e grabitësve, të cilët pasi e goditën duke e gjakosur i morën edhe një shumë të konsiderueshme lekësh dhe bizhuterish, sipas tij gati 100 mijë euro. Por si ndodhi ngjarja? Biznesmeni tregoi hap pas hapi për “ABC” të gjithë kronologjinë e grabitjes.

Automatikun ma vendosën në kokë, më shtypën tre veta. Kam punuar në Krujë, Kavajë, Rinas, Kamëz. Kam bërë edhe një kërkesë leje arme para 8-9 muajsh për të mbajtur pistoletë dhe ka 8-9 muaj që nuk më kthejnë përgjigje për armën e vogël. Dhe kjo dyshoj.. Dy i kam, një shotgun dhe një çifte, i morën grabitësit mbrëmë” tha ai.

Lexo edhe: Grabitja në Krujë, biznesmeni: 10 persona më prenë gishtin dhe morën 100 mijë euro

Më pas ai tregoi si i morën lekët duke i çmontuar kasafortën. “Në një qese pata lënë nja 8 mijë euro 20-çe. Ranë çelësat dhe i kapën dhe i thanë njëri tjetrit “i gjetëm çelësat” dhe u turrën te kasaforta, e sakatuan, morën cfarë gjetën brenda. Kisha dollarë kanadezë, euro, lekë, nuk di më shumë dhe vlerën fikse se jam në biznes. Kam lokale, bujqësi, pemëtore me ullinj.

Deri në 2007 isha në polici të shtetit më pas ika në drejtorinë e mjedisit në Durrës dhe më pas më hoqën, jo i PS-së, jo i LSI-së dhe kam parë punën time. Ne na kanë quajtur si të djathtë, por besim nuk kam as te të djathtët, as te të majtët. Nuk kam punë me asnjë” tha ai.

Lexo edhe: “I thashë të fejuarit më kanë vrarë babin”, vajza e biznesmenit rrëfen tmerrin: Ishte i mbuluar në gjak

Grabitësit nuk ka arritur që t’i dallojë. “Zëri është melodios, çohet nga të dush. E çuditshme është. Me dash policia e gjen për 48 orë autorin, por nuk duan” tha ai.

Lexo edhe: Kalçeto, pishinë dhe bilardo, pamje nga vila luksoze e biznesmenit që ra pre e grabitjes pas mesnate

Por a mendon që të largohet nga Shqipëria?

Biznesmeni u shpreh “uaaa, edhe po, por ne jemi 7-8 vëllezër këtu, besoj se po t’i dalim, ishalla del, por edhe po nuk doli unë nuk do ta fal gjakun pa vdekur” përfundoi Nazmi Çangu, i cili pasi mori mjekim është rikthyer në shtëpi, ndërsa policia vijon hetimet.

Për grabitjen në Nikël dhe vrasjen mbrëmë në Fier ka reaguar edhe Partia Demokratike duke akuzuar qeverinë. “Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë”./ Abcnews.al