Një 38-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri.
Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj në vitin 2019 dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, që gjykonte procesin me palë të përfshirë grupin kriminal ku bënte pjesë. Dyshohet se Ballabani mori urdhër nga Emiljano Shullazi.
Ndërkaq, në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme./abcnews.al


