Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I kërkuar për vrasjen e 13-vjeçares, afgani përfiton status azilanti, strehohet 15 ditë falas në një hotel

schedule14:41 - 13 Shtator, 2021

schedule 14:41 - 13 Shtator, 2021

Një i ri afgan i dyshuar për përdhunim në grup dhe vrasjen e një vajze të mitur në Austri ka mbërritur në Britani me emër të rremë.

Rasouili Zoumpaintoulaz rezulton i shpallur në kërkim për përdhunimin dhe vrasjen e një 13-vjeçareje në Vjenë. Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, i riu afgan arriti të kalojë me një vakë dhe kërkoi azil me një emër të rremë.

Ai ishte njohur me vajzën e mitur në Instagram. Trupi i saj u gjet pranë një peme në qendër të Vjenës më 26 qershor. Afgani u arrestua në zonën Chapel të Londrës më 29 korrik.



22-vjeçari u strehua në një hotel për gati 15 ditë derisa u zbulua identiteti i tij i vërtetë.

Nga hetimet rezultoi se viktima ishte droguar dhe përdhunuar në grup. Policia vjeneze është në kërkim të bashkëpunëtorëve të 22-vjeçarit të cilët e kërkonin “prenë” e tyre në Instagram. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!