I kërkuar nga Lezha për vrasje dhe prodhim armësh, shqiptari arrestohet në Itali

schedule11:44 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:44 - 12 Tetor, 2022

Policia italiane në Varese ka arrestuar mbrëmjen e djeshme. Në kuadër të shërbimeve të kontrollit të gjerë territorial një shtetas shqiptar.

Ky i fundit kërkohej në Shqipëri pasi akuzohet për vrasje dhe prodhim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe municionit.

Një postbllok policie ndaloi shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije,  në automjetin e tij, një Mercedes, teksa po udhëtonte në Viale Belforte.

Pas kontrollit të plotë, agjentët zbuluan se ai ishte person në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për ekstradim të lëshuar nga Gjykata e rrethit Lezhë.

Ai akuzohet për vrasje dhe prodhim të paligjshëm të armëve dhe municionit, akuza që u konfirmuan më tej nga Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor i Departamentit të Sigurisë Publike, i kontaktuar nga policia e Komisariatit të Policisë.

Nisur nga kjo, agjentët italianë arrestuan shqiptarin, i cili u shoqërua në burgun lokal në pritje të ekstradimit./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!