Barjam Hoxha nga Gjirokastra prej 43 vitesh i është përkushtuar gatimit. Ai tregon se studimet e larta i ka përfunduar në Tiranë dhe pas diplomimit ka nisur menjëherë punë në qytetin e gurtë duke u shërbyer me mijëra qytetarëve.
Bajrami thotë se profesioni i kuzhinierit nuk është i lehtë por këshillon të rinjtë t`i kthejnë sytë nga ky zanat pasi me zhvillimin e turizmit është shumë i kërkuar por edhe fitimprurës.
Duhet shumë përgjegjësi dhe kujdes. Deri më tani ja ka dalë të mos gabojë dhe t’i lërë përshtypje të mira te çdo klient që ka provuar gatimet e tij. Bajrami, i cili ka shërbyer edhe në diktaturë kujton nga ajo kohë se kontrollet e institucioneve ishin të shpeshta ndërsa dënimet shumë më të rrepta se në ditët e sotme.
Sot është 64 vjeç, e pas 43 vitesh punë ende vijon të jetë i dashuruar me këtë profesion. Por a e ushtron pasionin e tij edhe në familje?
Barjami sot shërben pranë mensës se një prej konvikteve të Gjirokastrës, ndërsa ndër vite ka punuar edhe në shumë restorante të preferuara nga turistët.