Portugalisë iu vodh fitorja përballë Serbisë. Sfida e luajtur të shtunën në mbrëmje në Beograd, përfundoi në barazim 2-2. Cristiano Ronaldo realizoi në sekondat e fundit të takimit.
Topi kaloi vijën fatale, por gjyqtarët nuk e cilësuan si të rregullt, diçka që solli zemërimin e madh të yllit të Juventusit, i cili hodhi në tokë shiritin e kapitenit në formë proteste.
https://streamable.com/tfczd4
Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Danny Makkelie ka përfunduar në qendër të kritikave. Në një prononcim për portugezen A Bola, 38-vjeçari pranon gabimin dhe rrëfen si ka kërkuar ndjesë. “I kërkova falje trajnerit të kombëtares, Fernando Santos, dhe ekipit portugez për atë që ndodhi.
Ne si skuadër arbitrare, punojmë gjithmonë shumë për të marrë vendime të mira dhe të drejta. Sigurisht që nuk gëzohemi aspak kur na ndodhin episode të tilla“, deklaroi arbitri holandez. /abcnews.al