I kërkoi ndihmë Spiderman-it për t’u martuar, por e dashura…

schedule21:44 - 10 Shtator, 2018

schedule 21:44 - 10 Shtator, 2018

Një fans i madh i “Insomniac Games” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishte kërkuar kompanisë ndihmë për t’i bërë të dashurës së tij propozimin për martesë. Kompania pranoi, por e dashura jo, madje e la duke zgjedhur të lidhet me vëllain e tij.

Jo gjithnjë në historitë romantike gjestet e dashurisë kaanë një fund të lumtur. Në fakt Tajler Shulz, një fans i madh i “Marvel’s Spider-Man”, i kishte kërkuar ndihmë kompanisë “Insomniac Games” që ta ndihmonin për të bërë propozimin e martesës për të dashurën e tij, duke vendosur mesazhin në ekranin e madh para një kinemaje.

Në profilin e tij, Tuiter Shulz shkruante se ishte gati të martohej me vajzën me të cilën bashkëjetonte prej pesë vjetësh dhe do ia kërkonte këtë në mënyrë shumë të veçantë.

“Insomniac Games” pranoi duke i premtuar të riut se në 7 Shtator çdo gjë do ishte gati dhe ashtu ndodhi, por vajza refuzoi kërkesën për martesë, madje dhe duke e lënë për t’u lidhur me vëllain e tij.

Madje për mediat, ajo u shpreh se nuk priste që propozimi për martesë të ishte i tillë me anë të një loje lompjuterike. Por pavarësisht zhgënjimit, Shulz u shpreh i lumtur që realizoi planin e tij, duke thënë se në këtë mënyrë kishte shmangur qëndrimin më të gjatë me një vajzë që nuk e meritonte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!