I kërkoi lekët, shoferi dhunon punonjësin e parkingut në spitalin e Elbasanit

schedule21:56 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 21:56 - 16 Dhjetor, 2021

Një person ka dhunuar brutalisht punonjësin e parkingut në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan, pasi i kërkoi pagesën 100 lekë.

Një dëshmitar në vendngjarje i tha “ABC”-së se punonjësi i ka kërkuar shoferit pagesën prej 100 lekësh, por drejtuesi i makinës e kundërshtoi.

Debati verbal me sharje dhe ofendime përfundoi te përplasja fizike dhe goditjen e punonjësit të parkingut të spitalit.

Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!