I kërkoi Bashës dorëheqjen nëse humbiste zgjedhjet, sa vota mori Ori Nebijaj

schedule11:55 - 30 Prill, 2021

schedule 11:55 - 30 Prill, 2021

Ori Nebijaj ishte një ndër risitë e kësaj fushate, jo vetëm për stilin me të cilin e realizoi, por edhe qasjen e saj ndaj liderit demokrat Lulzim Basha.

Ori i kërkoi Bashës dorëheqjen nëse do të humbiste zgjedhjet edhe pse ishte e bindur që demokratët do të fitonin.

Por, sa vota mori ajo gjatë zgjedhjeve të së dielës?

Siç pasqyrohet në faqen e KQZ-së, Ori Nebijaj mori 5 599 vota duke mos mundur të zgjidhet deputete përmes thyerjes së herësit. Ajo ishte numri 18 në listën e Tiranës, ndërsa demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!