Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për hajdutin Pajtim Dhami, që tre ditë më parë grabiti një çift të moshuarish duke u marrë 30 mijë lekë të reja në fshatin Pishë.
Para trupit gjykatës i akuzuari është shprehur se “Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur, kam qenë i pirë”. 47-vjeçari jeton me nënën dhe njihet nga banorët si person problematik. Ai kishe vetëm një javë që kishte dalë nga burgu po për vjedhje.
Avokati i caktuar kryesisht ka kërkuar një masë më të lehtë, arrest shtëpie me argumentin se ka nënën sëmurë, por gjyqtari Alfred Konomi pranoi kërkesën e prokurores Elida Hoxha duke e lënë në burg pa afat.
Abcnews.al mëson se çifti i të moshuarve i kishin ruajtur paratë, pra 30 mijë lekë të reja për të blerë drutë e zjarrit për në dimër, por iu grabitën me dhunë nga fqinji i tyre.
Lexo edhe: Me kanatiere, maskë e doreza! Ky është fieraku që kërcënoi me sëpatë dhe u mori lekët të moshuarve
Ngjarja ndodhi afër mesnatës tre ditë më parë në fshatin Pishë të Fierit. 47-vjeçari Pajtim Dhami shkoi në banesën e të moshuarve dhe nën kërcënimin e një sëpate u mori 30 mijë lekë bashkëshortëve Vangjel dhe Athina Prifti./ db/Abcnews.al