“I kanë marrë me zor”, qytetarët qëndrojnë përpara KZAZ-së në Kamëz (Video)

schedule19:41 - 30 Qershor, 2019

schedule 19:41 - 30 Qershor, 2019

Pas përfundimit zyrtar të orarit të votimit, një grup banorësh të Kamzës vazhdojnë dhe qëndrojnë përpara KZAZ-së nr. 27. Siç raportoi gazetari Andi Qosja, ata kanë lëshuar për disa momente thirrjen “Rama ik”.  Për kamerat e ABC News, qytetarët u shprehën se po qëndrojnë për të monitoruar zgjedhjet.

“Po qëndrojmë për të monitoruar zgjedhjet, për të monitoruar votimet. Ata mbyllën derën, ne thjesht kot rrimë se jemi demokratë se ata i kanë të gjitha vetë. Sipas nesh zgjedhjet kanë shkuar shumë keq. Më keq nuk ka ku të shkojë më. I kanë marrë me zor, i kanë marrë me telefon”, tha një qytetar i Kamzës.

“S’ka zgjedhje ka votime. Kur ka pasur zgjedhje kandidati i PS ka qenë shumë më mirë se çka rezultati sot, kur kanë votuar vetëm PS-istat. Aq sa ta shohim të natyrshme do rrimë, më vonë mund të lëvizim”, u shpreh një tjetër.

Për sa i përket qendrave të votimit që i përkasin KZAZ-së nr. 27 është raportuar vetëm një incident, ku më pas është bërë edhe ndalimi nga policia.

Gjithashtu gazetari Andi Qosja tha se deri në orën 18:30 në KZAZ-në nr. 27 kanë votuar 5654 votues nga 65921 të tillë.

Ndërkohë në KZAZ-në nr. 28 që i përket zonës së Paskuqanit kanë votuar 3601 qytetarë, nga 33717 njerëz që kanë të drejtën e votës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!