“I kanë bërë hesapet keq…”, Berisha paralajmërim Bardhit dhe Alibeajt?: Do e shikoni në ditët e ardhshme

schedule18:54 - 1 Nëntor, 2022

schedule 18:54 - 1 Nëntor, 2022

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave mes grupit që ai drejton dhe grupit të deputetëve mbështetës të Enkelejd Alibeajt.

Berisha u shpreh se opozitën askush nuk mund ta pengojë që të fitojë në zgjedhjet lokale.

Ai tha se grupi i Alibeajt nuk i duan primaret dhe statutin, e shtoi se askush nuk mund të prekë flamurin e PD-së, përndryshe i ka bërë keq llogaritë.

Berisha ka bërë edhe një paralajmërim për Bardhin dhe Alibeajn duke thënë se në ditët në vijim do e marrin përgjigjen.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.

Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.

Të sigurt të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.

Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.

Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike.” tha Berisha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!