Pas katër muajve izolim, banorët kanë mundësinë që të informohen për botën përmes 40 lajmeve, ku 26 janë të vërteta dhe 14 të tjera jo. Duke diskutuar mes banorëve lidhur me këtë detyrë, Donaldi ka treguar në një moment se i ka shkruar Cristiano Ronaldos.
Ai tregoi se vendosur një skedinë në favor të Portugalisë dhe më pas i kishte shkruar me humor futbollistit që të fitonte. “Hodha një skedinë për Ronaldon dhe i thashë vëlla të lutem mos më li në baltë. Skedina ishte që do të dilte Meksika dhe Portugalia në finale dhe fitonte kjo e fundit.
Ia çova Ronaldos, as nuk më ktheu përgjigje.“, tha aktori. /abcnews.al