I kaloi kandidatët në “filtër”, Nishani: Basha s’më pyeti për listat, aleatët duhet të ishin në fund

schedule21:29 - 7 Maj, 2021

schedule 21:29 - 7 Maj, 2021

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Bardh a Zi” në ABC se listat e kandidatëve janë formuluar nga vetë Lulzim Basha duke lënë të nënkuptuar se nuk është pyetur për renditjen e tyre.

“A e quani normale që kryetari I partisë kur merr vendimin e rëndësishëm politik për caktimin e drejtuesit politik të një qarku të thërrasë për konsultë formale kryetarin e këshillit kombëtar. Mua më duket A-ja e demokracisë. Kur merret vendimi përfundimtar dhe mblidhet këshilli kombëtar për listën e deputetëve, a i takon kryetarit të thotë mirëmbrëma fjalën e ka kryetari. Kur edhe kjo nuk i lejohet çfarë mund të pres”, tha Nishani.

Ai u shpreh se qëndrimi i aleatëve për vjedhjen e votave është i turpshëm duke theksuar se nëse do ishte pyetur nga Basha për listat do i kishte rekomanduar që t’i vendoste ata në fund që të thyenin herësin për të ardhur në Kuvend.

“Nuk mund të fajësohet Basha për dështimin e tyre. Nëse Basha do ishte konsultuar me kryesinë e Partisë Demokratike, unë do i thosha vendosi në vendet e poshtë që të thyejnë herësin dhe të vijnë në kuvend. Është një spekulim që flasin ata.

Unë i quaj spekulime ato që thonë ata. Koalicioni ishte shumë mirë që u bë për dy arsye, e para morale dhe dyta elektorale. Morale ishte sepse u përgjigjen kur dogjën mandatet dhe kur nuk u futën në zgjedhje. Në aspektin elektoral ato parti në 2017-n dalin 800 mijë vota plus PD. Ata kanë sjellë vota tek PD. Sepse kanë vota në të gjithë Shqipërinë. Por akuzat tani nuk janë të moralshme”, deklaroi Nishani./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!